Këtë fundjavë Granit Xhaka do të luaj në Serbi.
Kombëtarja e Zvicrës do të përballet me atë të Serbisë, pasi të dyja janë në të njëjtin grup në Ligën e Kombeve.
Si zakonshëm, paraqitjet e futbollistëve shqiptar ndaj atyre serb kanë ngjallur reagime të shumta nga tifozëria e këtyre të fundit.
Provokime e fyerje janë drejtuar disa herë ndaj futbollistëve që kanë prejardhje nga Kosova.
Taulant Xhaka, gjatë një interviste për mediumin zviceran “Blick” ka thënë se ka këshilluar vëllaun e tij, Granit Xhakën që të mos shkoj në Serbi.
Kjo pasi edhe Taulanti nuk është se ka kujtime të mira nga ndeshja me kombëtaren shqiptare përballë futbollistëve serb, në vitin 2014.
“E di shumë mirë se sa shumë presion dhe emocione duhet të përballosh në këtë ndeshje”, deklaroi përfaqësuesi shqiptar për mediumin zviceran “Blick”.
“I sugjerova Granitit të flasë me selektorin Murat Yakin dhe ndoshta ta lëshojë ndeshjen. Por, ne të gjithë e njohim atë. Ai dëshiron të luajë secilën ndeshje për Zvicrën.” , shtoi tutje Xhaka.
“Nuk është e lehtë të mbash veten nën kontroll për 90 minuta kur gjërat bëhen emocionale sërish. Është e lehtë të thuhet, por në fund ka të bëjë me lojë futbolli dhe me fitore.” tha ai.
Megjithatë, Granit Xhaka do të jetë pjesë e “Helvetikëve” në ndeshjen e së shtunës. /Gazeta Enigma