Ylli argjentinas po bën të njëjtën gjë si lojtar i Inter Miami, duke firmosur autografe e duke bërë foto me tifozët.
Një video virale e shpërndarë në rrjetet sociale tregon momentin kur Messi ndalon makinën e tij përpara një semafori të kuq.
Videoja është regjistruar nga një makinë që ndaloi pranë asaj të Messit.
Një djalosh nga ai automjet hedh fanellën e Argjentinës nga dritarja në veturën e Messit, dhe ylli më i madh argjentinas më pas, ndërsa makinat po e kalojnë dhe i bien borisë, firmos të njëjtën fanellë dhe ia kthen.
Nga makina dëgjohen fjalët: “Të dua më shumë se babanë”.