Afati kalimtar në basketboll do të fillojë me 20 dhjetor dhe do të mbarojë me 30 dhjetor – ka bërë të ditur Federata e Basketbollit e Kosovës.
Për dallim nga herat e kaluara, ky afat kalimtar mbahet nën trysninë e masave AntiCOVID dhe paraqitjet e kërkesave bëhen nga distanca, gjegjësisht përmes postës elektronike, thuhet në njoftimin zyrtar të FBK-së.
Më poshtë njoftimi i plotë i FBK-së:
Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ju njofton se afati kalimtar për lojtarë/e vendorë dhe të huaj/a, fillon më 20 dhjetor (e hënë), ndërsa do të përfundojë më 30 dhjetor në ora 16:00.
Të gjitha transferimet e lojtarëve/eve duhet të paraqiten në postën elektronike, duke respektuar procedurat e afatit kalimtar.
Klubet kanë mundësi të bëjnë transferimet brenda afatit kalimtar, që nuk pritet të jenë të pakta, varësisht nga synimet që kanë, ndërsa në stinorin pranveror pritet një garë shumë interesante dhe rivalizuese.