Të hënën pritet të vazhdojë procesi gjyqësor në rastin e vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq, ku në këtë seancë pritet që dëshmitarë të jenë figura të larta të politikës.
Kështu ka thënë për Telegrafin, avokati Musa Damati.
Ai ka bërë të ditur se në këtë seancë pritet të jenë dëshmitarë figura të larta të politikës.
“Të hënën, më 22/11/2021 duke filluar nga ora 9:30 do të vazhdojë procesi gjyqësor penal pranë Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë në rastin e vrasjes së politikanit serb, Ivanoviq. Gjatë shqyrtimit të seancave në këtë proces pritet të dëshmojnë figura të larta të politikës”, tha ai.
Ndryshe, politikani serb Oliver Ivanoviq, më 16 janar 2018, është vrarë me gjashtë të shtëna në shpinë, para objektit të partisë së tij “Liria, Demokracia, Drejtësia” në Mitrovicën e Veriut./Gazeta Enigma/