Besfort Zeneli ka refuzuar përfundimisht kombëtarën e Kosovës dhe ka zgjedhur atë të Suedisë, shkruan Gazeta Enigma.
Këtë e ka bërë të ditur vet lojtari, në një intervistë për Sportbladet.
Zeneli tha se ka refuzuar Kosovën, dhe se po ndjehet mirë për këtë vendim.
“Jam ftuar të Kosova por e kam refuzuar. Tani duhet të fokusohem të luaj mirë dhe të pres ftesën nga Suedia në të ardhmen. Ndjehem mirë që e kam marrë këtë vendim. Suedia është e duhur për mua. Vëllau Arbëri dhe familja më kanë mbështetur plotësisht në këtë vendim. Nuk kam pasur absolutisht asnjë problem”, ka thënë ai. /Gazeta Enigma/