Të hënën për herë të tretë Bedri Halimi deklarohet në gjykatore për rastin Prevalla.
Si kryeinspektori i ministrisë së Mjedisit, në heshtje u mbrojtën edhe katër inspektorët e komunës së Prizrenit që bashkë me të akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Krejt këta ishin liruar nga akuzat në janar të këtij viti, por rastin e ndërtimeve pa leje në zonën turistike, e kishte kthyer në rivendosje Gjykata e Apelit për herë të dytë, me arsyetimin se shqyrtimi i rigjykimit përfundoi shpejt.
Ndryshe nga dy herët e kaluara, prokurorja e rastit, Merita Bina – Rugova, shpreson se të akuzuarit do të dënohen kësaj radhe.
Shpallja e aktgjykimit u vendosë të bëhet të martën.
Me akuzën për keqpërdorim të pozitës zyrtare, Bedri Halimi, po përballet edhe në rastin Brezovica.