Emisari special i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, e ka komentuar takimin e javës së kaluar, në mes të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Lajcak tha se nga ky takim nuk është parë ndonjë përparim për zbatimin e marrëveshjes për rrugën e normalizimit të raporteve.
Ai njoftoi se nesër në Bruksel do të takohet kryenegociatorët, ai i Kosovës Besnik Bislimi, dhe ai i Serbisë, Petar Petkoviq.
Diplomati sllovak shtoi se do të flitet për hapat konkretë për zhbllokimin e zbatimit të marrëveshjeve.