Të martën zhvillohen dy ndeshje në BKT Superligën e Kosovës

Të martën zhvillohen dy ndeshje në BKT Superligën e Kosovës

Java e 15-të e Superligës së Kosovës në futboll sjellë ndeshje tejet interesante të martën dhe të mërkurën, ku padyshim spikatë derbi lokal Gjilani – Drita, shkruan Gazeta enigma.

Të martën në program janë dy ndeshje tejet interesante, Prishtina – Feronikeli e Dukagjini – Ulpiana.

Kjo e fundit që zhvillohet në Klinë pritet të jetë më rivalizuese e më e paqartë sa i përket epilogut përfundimtar deri në mbyllje të saj, ndërsa në takimin Prishtina – Ferronikeli, vendësit cilësohen favorit në letër, për të dalë me rezultat pozitiv.

Padyshim se në kuadër të javës 15-të me interesim të jashtëzakonshëm pritet të merkurën derbi lokal Gjilani – Drita, pasi të dy ekipet hyjnë për rezultat pozitiv, për të “rrëmbyer” lidershipin e për të krijuar diferencë modeste pikësh, për qetësi më të madhe në vazhdin të kampionatit, gjegjësisht ciklit të dytë të takimeve të ndërsjella në edicionin vjeshtor.

Në kuadër të javës 15-të me interesim të shtuar priten edhe takimet Drenica – Llapi dhe Ballkani – Malisheva, pasi të gjitha katër skuadrat shpresojnë të në rezultate pozitive.

Në takimin e parë Drenica përkundër oscilimeve të vazhdueshme në javët e fundit si mysafire, shpreson të ruaj kontinuitetin e rezultateve positive në terrenin e saj, përkundër problemeve të brendshme nëpër të cilat po kalon, ndërsa Llapi udhëton me ambicie të mëdha për rezultat të favorshëm për të ruajtur vazhdimësinë positive të javëve të fundit.

Në takimin Ballkani – Malisheva që zhvillohet në Therandë, skuadra e Bekim Isufit konsiderohet favorite e lehtë për fitore, pas dështimit të javës kaluar kundër Llapit, ndërsa Malisheva udhëton me ambicie reale për të ‘shkëputur’ pikë pas fitores motivuese nga java e kaluar në udhëtim te Ferronikeli./Gazeta Enigma/

Related Articles