Të mbijetuarit ende po nxirren nga rrënojat në Turqi dhe Siri, më shumë se 24 orë pasi një tërmet i fuqishëm rrëzoi mijëra shtëpi, duke vrarë afro 4800 njerëz.
Midis të mbijetuarve ishte një djalë 14-vjeçar i cili dukej se ishte i vetëdijshëm ndërsa shpëtimtarët e transportuan me barelë në një ambulancë në qytetin jugor të Turqisë, Kahramanmaras.
“Më në fund! Ai është shpëtuar”, tha një reporter i CNN Turk, i cili transmetoi drejtpërdrejt shpëtimin.
Ndërsa shpëtimi i djalit ofron një fije shprese se të tjerët do t’i mbijetojnë kushteve atmosferike, numri i të vdekurve vazhdon të rritet, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.
Tërmeti me magnitudë 7.8 goditi të hënën pak pas orës 4 të mëngjesit me orën lokale.
Në linkun më poshtë mund të gjeni pamjet nga ky tërmet: