Në Suharekë dy fëmijë kanë kërkuar tretman mjekësor, pasi që dyshohet se janë therrur me thikë nga tre të mitur të tjerë, raporton Gazeta “Enigma”
Në raportin e PK-së, thuhet se është arrestuar njëri prej të dyshuarve, por me vendim të Prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
LEXO EDHE: I dehur e sulmon bashkëshorten, arrestohet nga Policia
“Rr. Brigada-123, Suharekë 01.06.2021 – 12:05. Ankuesit meshkuj kosovarë të mitur (vëllezër) kanë kërkuar ndihmë mjekësor QKMF, pasi që ishin sulmuar fizikisht dhe therur me thikë nga tre të dyshuar meshkuj kosovarë (të mitur). Është arrit të arrestohet njëri nga të dyshuarit dhe me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së. /Gazeta Enigma.