Të moshuarit të cilët nga mëngjesi po prisnin për tu vaksinuar në Sallën “1 Tetori”, janë lejuar të hyjnë brenda për të pritur radhën, pasi veç kanë marrë numrat e tyre.
Tollovia e krijuar para qendrës së vaksinimit është bërë për shkak se qytetarët nga Komuna të ndryshme kanë pritur në radhë për t’u vaksinuar.
Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë, ka kërkuar nga qytetarët që kenë parasysh se në Prishtinë në sallën “1 Tetori” vaksinohen vetëm qytetarët e Prishtinës në bazë të rekomandimeve konform Planit Shtetëror të vaksinimit.
Për shkak të festës së Fitër Bajramit të enjten është ndërprerë dhënia e vaksinës antiCOVID-19 për grup moshën mbi 65 vjeç në sallën “1 Tetori”, në Prishtinë. Mirëpo, sot në sot në orët e hershme të mëngjesit kjo ka shkaktuar grumbullim të madh të njerëzve që duan të vaksinohen.
E për shkak të këtij interesimit të madh si dhe tollovisë së njerëzve, ka obliguar që pjesëtarë të Policisë së Kosovës të jenë prezent për të mbajt rendin.