Zyrtarët ukrainas kanë konfirmuar se të paktën 70 ushtarë u vranë në një sulm artilerie ruse, në bazën e tyre ushtarake të dielën.
Sulmi ndodhi në Okhtyrka, në rajonin Sumy, i cili aktualisht është nën rrethim nga forcat ruse. Të hënën, punonjësit e urgjencës po vazhdonin të kërkonin nën rrënoja duke u përpjekur të gjenin të mbijetuar.
Parlamenti i Ukrainës ka postuar të martën në Twitter një homazh për ushtarakët, duke thënë “Lavdi e përjetshme për heronjtë e Ukrainës”./GazetaEnigma/
‼️ В Охтирці ворожі «гради» вдарили по військовій частині. Загинуло 70 військовослужбовців.
Про це повідомив голова Сумської ОДА Дмитро Живицький.
Вічна пам‘ять та слава Героям України????— Верховна Рада України (@verkhovna_rada) March 1, 2022