Një tërmet me magnitudë 7.6 goditi Papua Guinenë e Re të dielën duke lënë të vdekur të paktën katër persona, duke plagosur disa të tjerë dhe duke dëmtuar e infrastrukturën.
Tërmeti goditi rreth 67 kilometra në lindje të Kainantu dhe 80 kilometra në veri-perëndim të Lae në rajonin lindor, shkruan Reuters.
Tërmeti ndodhi rreth orës 09:45 të mëngjesit me kohën lokale, por u ndje rreth 500 kilometra larg në Port Moresby.
Shkalla e plotë e dëmit ende nuk është e qartë pasi vendndodhja e tërmetit ishte e largët.