Të premten mbahet protestë në Prishtinë, kundër rritjes së çmimit të rrymës

Të premten mbahet protestë në Prishtinë, kundër rritjes së çmimit të rrymës

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka njoftuar organizimin e një proteste kundër propozimit të ri për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Protesta do të mbahet këtë të premte në ora 13:00 para zyrave të KEDS-it.

“Ne e kemi parë që po diskutohet rritja e faturave të energjisë, gjë që është e papranueshme. Qytetarët thonë se çmimet aktuale  për produktet bazë janë shumë të larta dhe të palogjikshme krahasuar me rajonin. Kjo është një formë manipulimi që të ndjejmë më pak ndikimin e rritjes, por ne nuk do ta pranojmë këtë”, ka deklaruar Fjolla Muçaj, përfaqësuese e Kolektivit, në emisionin FIVE.

Ajo ka ftuar qytetarët që të bashkohen në protestë, duke theksuar se kërkesa kryesore është që faturat e rrymës të mos rriten dhe KEDS-i t’i përgjigjet nevojave të qytetarëve.

Related Articles