Dje u vra mizorisht polici Afrim Bunjaku në veri nga kriminelët e uniformuar e të armatosur, e më pastaj filloj asgjësimi i tyre nga Policia e Kosovës.
E fotografinë e policit të vrarë tani më hero i Kosovës, disa të rinjë në qytetin e Hanit të Elezit e kanë vendos pranë produkteve serbe në disa markete të këtij qyteti.
“Disa të rinj nga Hani i Elezit në nder të policit të rënë, Afrim Bunjaku, vendosën fotografi të tij tek produktet serbe në markete. Ata vendosën fotografi në raftet ku ndodhen produkte të ndryshme serbe në marketet “Viva Fresh” dhe ETC në Han të Elezit” thuhet në postim./