Pasditen e kësaj të mërkure një rast me të shtëna me armë zjarri ka ndodhur në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Prishtinë.
Nga informacionet e para dyshohet për shkrepje armësh mes dy personave teksa ende nuk raportohet për të lënduar.
Rastin për Gazetën “Enigma”, e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Rreth orë 18:15 është raportuar për gjuajtje me armë zjarri në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informatat e para dyshohet për shkrepje arme mes dy personash. Deri më tani nuk raportohet për të lënduar përderisa policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin me fokus identifikimin e të dyshuarve” tha Borovci.