Të shtëna me armë zjarri në Miradi të Fushë Kosovës

Të shtëna me armë zjarri ka pasur sonte në fshatin Miradi të Fushës Kosovës, shkruan Gazeta Enigma.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci konfirmoi për Gazetën Enigma se nuk raportohet për të lënduar.

“Bazuar në të dhënat fillestare, nuk raportohet për të lënduar, ndëkaq policia ka identifikuar një person të dyshuar”.

Borovci shtoi se aktualisht hetuesit  policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti./Gazeta Enigma/

Related Articles