Të shtëna me armë zjarri ka pasur ditën e sotme në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë.
Për Gazetën Enigma lajmin e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Sot rreth orës 14:oo, në Stacioni Policor Jugu Mitrovicë, është raportuar se në rrugën ‘Mbretëresha Tetuë’ ishin dëgjuar të shtëna. Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Lidhur me rastin është identifikuar dhe arrestuar një personi i dyshuar tek i cili është gjetur dhe është sekuestruar një armë e llojit pistoletë, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur dy gëzhoja”, deklaroi ai.
Zahiti shtoi se “nga informacionet e para hetimore bëhet e ditur se pas një mosmarrëveshje ndërmjet të dyshuarit dhe viktimës i dyshuari ka shtënë me armë, në këtë ngjarje nuk raportohet për të lënduar.
“Ndërsa pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale: përdorim i armës dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa-autorizuar të armëve”, pohoi ai. /Gazeta Enigma/