Të shtëna me armë zjarri në rrugën “Astrit Rrushi” në Prishtinë, Policia jep detaje

Të shtëna me armë zjarri në rrugën “Astrit Rrushi” në Prishtinë, Policia jep detaje

Sot rreth orës 15:00, në rrugën “Astrit Rrushi” në Prishtinë, janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënsja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ku njoftoi se nuk raportohet për persona të lënduar.

“Rreth orës 15:00 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, më rrugë “Astrit Rrushi” në Prishtinë.

Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nuk raportohet për persona të lënduar.

Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti dhe po punojnë për arrestimin e personit të dyshuar i cili tashmë është identifikuar”, ka thënë Ahmeti.

Related Articles