Të shtunën do të fillojë aplikimi për regjistrim të votuesve jashtë vendit për zgjedhjet lokale të 17 tetorit të këtij viti, raporton Gazeta Enigma.
Kështu tha kryeshefi i sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj në mbledhjen e sotme të KQZ-së.
Edhe kjo mbledhje po vazhdon me tensione për shkak të mospajtimit të anëtarëve të KQZ-së.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar planin operacional të Sigurisë së KQZ-së si dhe planin e vizitave në Komunat e Kosovës./Gazeta Enigma/