Mosrespektimi i rregullave në komunikacion është një dukuri shqetësuese në vendin tonë, pasi që çdo ditë shqiptohen qindra e mijëra gjoba dhe shkaktohen dhjetëra aksidente në të gjithë vendin. Shqiptimi i gjobave për shoferët që thyejnë rregullat në trafik bëhen shpesh herë shkas që qytetarët të revoltohen dhe të bëjnë veprime në kundërshtim me ligjin ndaj zyrtarëve policorë, raporton Gazeta Enigma.
Kështu kanë vepruar së fundi dy persona në Prizren, të cilët u ndaluan nga Policia për shkak të tejkalimit të shpejtësisë.
Sinjali mëson se të dyshuarit të cilët janë babë e bir, nuk i janë bindur zyrtarëve policorë, duke i penguar ata në kryerjen e detyrave zyrtare e madje e duke mos qenë fare bashkëpunues.
Vetura luksoze ‘Land Rover’ që po drejtohej nga 27-vjeçari është larguar që aty pa lejen e zyrtarëve policorë, gjë që ka bërë që Policia të aktivizohet dhe të njëjtit më pas u kapën në rrugën ‘‘Remzi Ademaj’.
Dy të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor ku janë intervistuar lidhur me rastin dhe me urdhër të prokurorit ndaj tyre është iniciuar rasti ‘Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare’.