Tek Penda e Livoqit në Gjilan gjenden eshtra që dyshohet të jenë të njeriut

Tek Penda e Livoqit në Gjilan gjenden eshtra që dyshohet të jenë të njeriut

Në Gjilan, konkretisht tek Penda e fshatit Livoq i Epërm, janë gjetur disa eshtra, që dyshohet të jenë të njeriut.

Këtë për Gazetën Enigma e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Ju njoftojmë se nga një Zyrtar i Sherbimeve Publike Komunale –Gjilan, është raportuar  se në lokacionin te Penda e fshatit Livoq i Epërm –Gjilan, gjatë kryerjes së disa punimeve janë gjetur kocka- eshtra , ku dyshohet se mund të jenë të njeriut”, tha Hashani.

Në vendngjarje kanë dalë njësite policore, të cilën kanë siguruar vendin e ngjarjes.

Është njoftuar prokurori i shtetit dhe gjatë ditës së njësitet relevante do të bëjnë ekzaminimet e nevojshme.

Related Articles