Telashe për borxh – 30 vjeçari i shkon të riut në shtëpi dhe e rrah

Telashe për borxh – 30 vjeçari i shkon të riut në shtëpi dhe e rrah

Siç raportohet, për shkak të një borxhi dy persona janë përfshirë në një konflikt në Prizren, ku njëri nga ta dyshohet se ka sulmuar fizikisht tjetrin.

Brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se 30-vjeçari ka shkuar në shtëpinë e viktimës dhe e ka sulmuar fizikisht duke e goditur me grushte.

Si pasojë e kësaj, 28-vjeçari ka marrë lëndime trupore dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital, ndërkohë që rastin e ka denoncuar edhe në Polici.

Si rezultat i denoncimit, 30-vjeçari është intervistuar në stacion policor në cilësinë e të dyshuarit dhe ndaj tij është iniciuar rasti ‘Lëndim i lehtë trupor’.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor, njofton ‘Sinjali’.

Related Articles