Temperaturat e larta, IHMK bën thirrje për kujdes

Temperaturat e larta, IHMK bën thirrje për kujdes

Edhe gjatë ditës së sotme po mbizotërojnë temperatura të larta.

Andaj, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë thirrje për kujdes nga kontakti direkt me rrezet e diellit.

Nga IHMK është bërë thirrje që personat me sëmundje kronike të ju shmangen këtyre rrezeve ose të bartin masa mbrojtëse, syze kapelë, rroba me ngjyra të lehta.

“Një kujdes i veçantë edhe pjesëmarrësve në komunikacion, sepse ky mot me vapë shkakton shqetesime, dobëson reflekset e ngasjes, gjithashtu në raste të veçanta mund të humbin edhe kontrollin. Konsumimi i shpeshtë i ujit të freskët është i këshillueshëm”, thuhet tutje në njoftimin e IHMK-së. /Gazeta Enigma

Related Articles