Policia e Kosovës ka përdorur sprej,pasi siç njoftojnë, banorët e fshatit Shipashnicë të Poshtme të Kamenicës kanë bllokuar derën e shkollës për të mos e lejuar futjen e invertarit për fëmijët parashkollorë.
Policia tha se se në vendin e ngjarjes janë tri patrulla policore dhe për shkak të tensioneve janë sulmuar edhe zyrtarët komunalë.
Më pas policia ka ndërhyrë duke përdorur sprej.
“Ju njoftojmë se me 23 maj 2021 te shkolla fillore në fsh-Shipashnicë e Poshtme komuna Kamenicës, banorët e fshatit e kanë bllokuar derën e hyrjes së shkollës me qëllim për mos t’i lënë zyrtarët komunal që të vendosin brenda k^saj shkolle inventarin për fëmijet parashkollorë. Në vendin e ngjarjes janë tri patrolla policore të PK-së , mirëpo situata paraqitet e tensionuar. Aty janë mbledhur rreth 50 banor të fshatit në shenje pakqnaqësie ku me këtë rast janë sulmuar zyrtaret komunal ku është përdorur edhe spreji nga ana e zyrtarëve policor”, tha policia.
Akoma nuk dihet numri i të lënduarve, ndërsa kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj në reagimin e tij ka thënë se “në vend që kryeministri e ministrja e Arsimit të ulen me kryetarin e komunës e të gjejnë zgjidhje për hapjen e shkollave në Kamenicë, ata po i përdorin nxënësit për të krijuar drama para zgjedhjeve lokale” .