Liverpooli ka shënuar një fitore tejet të rëndësishme ndaj Atletico Madridit në Champions League, me Van Dijk që e shënoi golin e fitores në minutat shtesë, pas një rivënie nga këndi.
Menjëherë pasi goli u shënua, trajneri i Atlecios, Diego Simeone, u përfshi në një kacafytje me disa tifozë të Liverpoolit.
Liverpooli fillimisht doli në epërsi me dy gola në dy minuta në pjesën e parë, ndërkohë që Atletico ngushtoi epërisnë në fund të pjesës së parë.
Në pjesën e dytë, ekipi spanjoll barazoi rezultatin me golin Llorente në minutën 81’.
Teksa Atletico shpresonte në një rezultat të barabartë, në skenë doli Van Dijk, me një gol me kokë në minutat shtesë. /Gazeta Enigma