Tensionet në Veri, reagon Kurti: I kuptoj shqetësimet e ndërkombëtarëve, por çdo opsion tjetër do të ishte mospërmbushje e obligimeve

Tensionet në Veri, reagon Kurti: I kuptoj shqetësimet e ndërkombëtarëve, por çdo opsion tjetër do të ishte mospërmbushje e obligimeve

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në Veri.



Kurti në reagimin e tij tha se i kuptojnë shqetësimet e ndërkombëtarëve por se çdo opsion tjetër do të ishte mospërmbushje e obligimeve kushtetuese të Qeverisë ndaj kryetarëve të rinj.

“Ne jemi të vetëdijshëm dhe i kuptojmë shqetësimet e ngritura nga partnerët tanë ndërkombëtarë. Por, çdo opsion tjetër, do të ishte mos përmbushje e obligimeve kushtetuese të Qeverisë sonë ndaj kryetarëve të rinj; do të ishte mos përmbushje e obligimeve dhe detyrimeve të kryetarëve të rinj ndaj qytetarëve të Republikës; dhe, do të pamundësonte ofrimin e shërbimeve bazike komunale për qytetarë”, ka shkruar i pari i vendit.

Ai ka ftuar qytetarët serb të Kosovës të bashkëpunojnë me kryetarët e rinj dhe kabinetet e tyre.

Reagimi i plotë:

Related Articles