Autoritetet gjermane dhe ato austriake u kanë kërkuar shtetasve të tyre që të mos udhëtojnë drejt Ukrainës, dhe që të largohen menjëherë nëse gjenden në atë shtet.
“Udhëtimi në Ukrainë është i paralajmëruar kundër. Qytetarëve gjermanë u kërkohet të largohen nga vendi tani”, thuhet në një njoftimin e lëshuar nga Ministria e Jashtme gjermane.
“Tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës kanë vazhduar të rriten përballë pranisë dhe lëvizjes masive të njësive ushtarake ruse pranë kufijve të Ukrainës. Një konfrontim ushtarak është i mundur në çdo kohë”, raporton “CNN”.
Ministria e Jashtme Austriake lëshoi një komunikatë duke paralajmëruar se “veprimet luftarake” mund të jenë një kërcënim fatal.