Është arrestuar një i dyshuar nga Gjilani pasi që i njëjti ka tentuar ta martojë një vajzë, pa dëshirën e saj.
Kjo u bë e ditur përmes raportit të Policisë së Kosovës.
Mes tjerash, në njoftim thuhet se nga i dyshuari është konfiskuar një revole me tre fishekë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka tentuar që pa dëshirën e saj ta marton viktimën femër kosovare me shtetësi të huaj.Viktima është dërguar në strehimore. Nga i dyshuari është konfiskuar një revole me tre fishekë të kalibrit 9 mm. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim.