Temperatura maksimale në Kosovë, sa do të vazhdoj ky mot dhe a do të rikthehet i ftohti?

Temperatura maksimale në Kosovë, sa do të vazhdoj ky mot dhe a do të rikthehet i ftohti?

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri në -1, ndërkaq maksimalet e ditës do të jenë nga 13 deri në 16 gradë.

Besim Aliu nga IHMK, ka thënë për Gazetën Enigma se këto temperature do të vazhdojnë deri në datën 26-27, pastaj do të rikthehet i ftohti.

“Temperaturat vazhdojnë të mbeten të njëjta dhe njëherë nuk ka ndonjë ndryshim. Janë temperatura të larta, deri në datën 26-27, pastaj do të rikthehet i ftohti që do t’i zbres temperaturat. Besoj, që do të ketë edhe reshje”, ka thënë Besim Aliu.

Kujtojmë që temperaturat maksimale do të mbizotërojnë në të gjitha qytetet e Kosovës. /Gazeta Enigma/.

Related Articles