Tentoj të jap 10 euro ryshfet zyrtarëve policore, arrestohet i dyshuari

Tentoj të jap 10 euro ryshfet zyrtarëve policore, arrestohet i dyshuari

Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar për dhënje ryshfeti në PKK-Vermicë, raporton Gazeta “Enigma”.

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë pasi që i njejti u ka ofruar 10 euro ryshfet zyrtarëve policor me qëllim që ti lejojnë hyrjen në Kosovë bashkëshortes se tij.

Bashkëshorjta e të dyshuarit në fjalë kishte ndalesë hyrje në Kosovë për pesë vite, mirëpo arsyjet e ndalesës nuk dihen.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

 “Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë pasi që i njëjti u ka ofruar 10 euro ryshfet zyrtareve policor me qellim qe ti lejojnë hyrjen në Kosove bashkëshortes së tij e cila kishte ndalesë hyrje në Kosove për pesë vite. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë. /Gazeta Enigma/

Related Articles