Tenton ta kaloj kufirin duke i dhënë ryshfet 20 euro, arrestohet nga Policia e Kosovës

Policia Kufitare e Kosovës në pikë kalimin kufitar në Qafë Prush ka shoqëruar në stacion policor të dyshuarin mashkull shtetas i Republikës së Shqipërisë, pasi që i dyshuari i kishte ofruar ryshfet prej njëzet (20) euro zyrtarit policor në pikën kufitare, raporton Gazeta “Enigma”.

 Sipas njoftimit të PK-së, i dyshuari kishte tentuar që përmes dhënies së ryshfetit ta kaloj kufirin pa dokumentin përkatës.

Lidhur me çështjen është njoftuar prokurori kompetent dhe me vendim të tij rasti shkon në procedurë të rregullt./Gazeta Enigma.

Related Articles