Zyrtarë policorë, në Pikën e Kalimit Kufitar Hani i Elezit më 09.09.2021 rreth orës 09:10, gjatë kontrollimit të dokumentacionit përkatës, pas dyshimeve të bazuara për falsifikim dokumenti, kanë ndaluar dy meshkuj kosovarë për kontrollim më të detajuar të dokumentacionit.
Të dyshuarit E.F., (viti i lindjes 2003) dhe A.A (viti i lindjes 2003) kane prezantuar tek autoritetet policore dy dokument, vërtetim të testit RT-PCR Test Sars-CoV-2, të lëshuara nga QKMF ne Gjakovë. Zyrtarët policorë kanë kontaktuar me Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF)-Gjakovë, nga ku është konfirmuar se dokumentet e prezantuara nuk janë të evidentuar si dokumente të lëshuara në QKMF -Gjakovë.
Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar, bazuar në rekomandimin e tij, ndaj të dyshuarve iniciohet rasti nën dyshimin e kryerjes së veprës penale ‘legalizim i përmbajtjes së pa vërtetë’. Dokumentet janë konfiskuar nga ana e policisë, rasti bazuar në aktvendimin e prokurorit vazhdon në procedurë të rregullt.