Tërheqja e kursimeve nga Trusti, Haxhiu: Shpresoj se deputetët e pozitës do të dëgjojnë zërin e qytetarëve

Tërheqja e kursimeve nga Trusti, Haxhiu: Shpresoj se deputetët e pozitës do të dëgjojnë zërin e qytetarëve

Tërheqja e një shume parash nga Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës për qytetarët po shihet si ndihmesë  për të përballuar trendin e rritjes së çmimeve të produkteve bazike, shkruan Gazeta Enigma.

Sa i përket kësaj çështje, pritet që nesër deputetët e Kuvendit ta miratojnë projektligjin për Trustin. Ndërsa, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka treguar për Gazetën Enigma se sot në mbledhjen e Komisionit për Buxhet ka prezantuar këtë projektligj, i cili mundëson tërheqjen deri në 30 përqind të mjeteve nga Fondi Pensional.

Sipas Haxhiut 5 vota ishini pro, 5 kundër dhe një abstenim, duke theksuar kështu se sot është vërtetuar se prolongimi i shqyrtimit të Projektligjit për Trustin në Komision Parlamentar për Buxhet, Punë dhe Transfere është bërë me qëllim që të ushtrohet presion mbi deputetët për të mos e votuar këtë kërkesë të qytetarëve.

“Uroj që ky presion mos të ndodhë në seancën e Kuvendit dhe deputetët të lihen të lirë në vendimmarrje, të votojnë me integritet Pro kërkesës së qytetarëve për tërheqjen e deri 30% të Trustit, të votojnë pro Projektligjit për Trustin”, ka thënë Haxhiu.

Haxhiu ka shprehur shqetësimin e tij për trajtimin e deputetëve të pozitës në lidhje me këtë çështje të cilët kanë votuar kundër këtij propozimi në Komision.

“Shprehi shqetësimin tim për trajtimin që i bënë deputetët e pozitës kësaj çështje aq imediate dhe e mirëqenë për qytetarët duke votuar kundër këtij propozimi në Komision”, u shpreh ai, duke shpresuar kështu se këta deputetë të pozitës do të reflektojnë dhe të votojnë pro në seancën e Kuvendit të Kosovës.

Por, shpresoj shumë që deputetët e pozitës të reflektojnë dhe të votojnë Pro në seancën e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Ndryshe, deputeti Haxhiu në emër të Grupit Parlamentar të PDK-së, më 9 mars pati dorëzuar në Kuvend, Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Fondin e Kursimeve Pensionale, i cili do të mundësonte tërheqjen e këtyre mjeteve.

Kujtojmë se një tërheqje e ngjashme deri në 10 për qind është bërë në fund të vitit 2020, pas përkeqësimit të gjendjes financiare të familjeve, për shkak të pandemisë COVID-19. Në raportin e gjashtëmujorit të parë të 2021-së, Trusti kishte njoftuar janë tërhequr rreth 200 milionë euro nga më shumë se 427 mijë kontribuues. /Gazeta Enigma/.

Related Articles