Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po e cilëson moment të vështirë, situatën e krijuar, pasi serbët morën vendim të largohen nga institucionet e Kosovës.
”Nuk mund të them se është moment i lehtë, as i pari e as i fundit, me rëndësi është që të sillemi me përgjegjësi dhe seriozitet”.
”Pas 10 vitesh serbët kanë marrë vendim që të largohen nga institucionet e Prishtinës. Historitë se po e bëjnë me urdhër të dikujt nga Beogradi, gjithmonë jam vetëm unë, ata kurrë nuk kanë dashur t’i shikojnë realisht problemet me të cilat ballafaqohen serbët”, vazhdoi Vuçiq pretendimet e tij në një emision televiziv serb.