Nga ora 13:00 ka filluar shorti për grupet e Ligës së Evropës, i cili u mbajtë në Monaco dhe tashmë janë mësuar tetë grupet.
Në Ligën e Evropës është hedhur shorti i cili përfshiu 32 skuadra – 12 kualifikuese automatike, dhjetë fitues të “play-off”-it të Ligës së Evropës dhe dhjetë skuadra që transferohen nga raundi i tretë i Ligës së Kampionëve.
32 skuadra u ndanë në katër vazo, bazuar në renditjen e koeficientit të klubit.
Pjesë e edicionit të sivjetmë janë disa klube të mëdha si Liverpooli, Ajaxi, Sevilla, Roma, Bayer Leverkuseni, Sporting Lisbona e shumë tjera.
Vëmendja padyshim se është te Grupi B, i cili tërhoqi ekipe si Ajaxi, Marseille, Brighton dhe AEK.
Ndryshe, Asnjë ekip nuk mund të luajë me një ekip tjetër nga vendi i tij. Çiftet dhe çdo kufizim tjetër do të njoftohen përpara shortit.
Faza e grupeve luhet të enjten nga 21 shtatori deri më 14 dhjetor, duke filluar në orën 18:45 dhe 21:00. Shorti për fazës nokaut, ku do të paraqiten nën-kampionët e grupeve dhe tetë skuadrat që transferohen nga Liga e Kampionëve, hidhet më 18 dhjetor.
Grupet
Grupi A: West Ham; Olympiacos; Freiburg; Backa Topala;
Grupi B: Ajax; Marseille; Brighton; AEK;
Grupi C: Rangers; Real Betis; Sparta Praga; Aris Limmasol;
Grupi D: Atalanta; Sporting Lisbona; Sturm Graz; Rakow;
Grupi E: Liverpool; Lask; Union St; Toulouse;
Grupi F: Villarreal; Rennes; Maccabi Haifa; Panathinaikos;
Grupi G: AS Roma; Slavia Praga; Sheriff; Servette;
Grupi H: Bayer Leverkusen; Qarabag; Molde; Hacken;