Një tërmet me magnitudë 3.5 ballë është regjistruar në Maqedoninë e Veriut.
Sipas mediave maqedonase, lëkundjet e tokës janë regjistruar në orën 17:41, ndërsa epiqendra është lokalizuar rreth 21 kilometra në lindje të Shkupit.
Tërmeti ka pasur një thellësi prej rreth 5 kilometrash, ndërsa intensiteti i tij është vlerësuar me 4 sipas shkallës makroseizmike evropiane.
Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo persona të lënduar.
