Të paktën 13 persona kanë humbur jetën si pasojë e tërmetit me magnitudë 6.8 ballë që goditi prefekturën jugore Kumamoto të Japonisë.
Lajmi u konfirmua të mërkurën nga kryeministrja Sanae Takaichi, sipas transmetuesit publik japonez NHK.
Tërmeti ka shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturë dhe ka lënë dhjetëra persona të bllokuar nën rrënoja.
Një qendër tregtare është shembur pjesërisht, ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit po punojnë pa ndërprerje për të nxjerrë personat e mbetur nën rrënoja.
Autoritetet bëjnë të ditur se disa persona rezultojnë ende të zhdukur në një fabrikë letre, ndërsa një urë e autostradës është shembur si pasojë e lëkundjeve të forta sizmike.
Në përgjigje të situatës, mijëra pjesëtarë të forcave ushtarake janë mobilizuar për të përshpejtuar operacionet e kërkim-shpëtimit dhe shpërndarjen e ndihmave në zonat e goditura, raportoi transmetuesi publik NHK.
