Tërnava bën thirrje për unitet: Festa e Fitër Bajramit është festë që troket tek të gjitha shtresat e popullatës

Tërnava bën thirrje për unitet: Festa e Fitër Bajramit është festë që troket tek të gjitha shtresat e popullatës

Pas 30 ditësh agjërimi, myslimanët e mbarë botës sot festojnë festën e Fitër Bajramit.

Shumë qytetarë ia kanë mysur xhamive për të falur namazin e kësaj feste.

Manifestimi Qendror është mbajtur në Xhaminë e Madhe të Prishtinës “Sulltan Mehmet Fati”. Manifestimi nisi në ora 04:10, me faljen e namazit të sabahut, ndërsa namazi i Fitër Bajramit është falur në ora 06:09.

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, në meshazin e e tij të urimit bëri thirrje për unitet ndërmjet njerëzve pa dalllim.

Tërnava në mesazhin e Fitër Bajramit një ditë më parë u shpreh se festa e Fitër Bajramit është festë që troket tek te gjitha shtresat e popullatës me porosi e mesazhe të ngrohta gjithnjë në funksion të afrimit me rahmetin e krijuesit të gjithësisë i cili për agjërimin ka premtuar shpërblim të veçantë.

Myftiu shtoi se “pas dy viteve të shkuara që i kaluam në përballje me pandeminë Covid-19, kësaj radhe, falë Zotit të Madhëruar, Ramazanin që po e përmbyllim dhe festën e Fitër-Bajramit, ku e shijuam pa masa kufizuese, rikthyem atmosferën e Ramazanit në shtëpitë tona, bëmë namaze e ibadete nëpër xhamitë tona anekënd vendit, vizituam njëri-tjetrin, me një fjalë, shijuam mirësitë e Ramazanit ashtu siç e meriton ky muaj i bekuar”.

Kjo festë pason muajin e Ramazanit, i cili filloi më 2 prill dhe përfundoi më 1 maj.

Related Articles