Terras dhe Bislimi diskutojnë për integrimin e Kosovës në BE dhe zhvillimet e fundit

Terras dhe Bislimi diskutojnë për integrimin e Kosovës në BE dhe zhvillimet e fundit

Raportuesi i Kosovës në Parlamentin Evropian, Riho Terras, ka ndarë detaje nga takimin me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.

Nëpërmjet një fotografie të publikuar në rrjetin social “X”, Terras njoftoi se bisedoi me Bislimin për zhvillimet e fundit në Kosovë, shkruan Gazeta Enigma.

“Pata një takim të thellë me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi mbi rrugëtimin e Kosovës në BE dhe zhvillimet e fundit. Unë do të kontribuoj në këtë duke ofruar raporte të informuara, të drejta dhe objektive”, ka shkruar Terras.

Kujtojmë se Terras dje vizitoi Mitrovicën. Pa nga afër Urën e Ibrit dhe më pas shkoi edhe në Varagë të Zubin Potokut ku më 29 nëntor ndodhi sulmi terrorist në kanalin e Ibër Lepencit.

Para vizitës në Mitrovicë, ai është pritur në takime nga krerët e shtetit dhe liderët e opozitës./GazetaEnigma/

Related Articles