Terrorizonte Podujevën, për arrestimin e “Ciprrës” u desh edhe angazhimi i AKI-së

Terrorizonte Podujevën, për arrestimin e “Ciprrës” u desh edhe angazhimi i AKI-së

Njësia Speciale ka arrestuar një nga personat më të kërkuar në vend, Besim Hajdarin, të njohur me nofkën “Ciprra”, në dalje të Prishtinës në drejtim të Podujevës.


Aksioni ka ndodhur në njërin nga motelet në magjistralen Prishtinë – Podujevë teksa dhjetëra policë kanë marrë pjesë për kapjen e Besim Hajdari – Ciprra, ndaj të cilit raportohet se rëndojnë dhjetëra aktakuza .

Sipas raportit të Policisë, muaj më parë ai kishte plagosur dy persona në qendër të Podujevës, kurse disa ditë më vonë kishte plagosur edhe një person tjetër, po ashtu në qytetin e Podujevës, thonë burime brenda Policisë së Kosovës.

Hajdari dyshohet edhe për vepra tjera penale, përfshirë një aktakuzë për tentimvrasje, një tjetër aktakuzë për therrje me thikë, si dhe një të tretë për shkaktim të lëndimit trupor!

Related Articles