Gjyqtari refuzon kërkesën e mbrojtjes së Veselit

Gjyqtari refuzon kërkesën e mbrojtjes së Veselit

Gjykatësi i procedurës paraprake, Nicolas Guillou, ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes së Kadri Veselit, me anë të së cilës ishte kërkuar që të dorëzohet dosja paraprake e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) deri më 1 qershor 2021.

Në këtë vendim, shpjegohet historiku i çështjes së kësaj kërkesë, ku thuhet se më 12 mars 2021, gjyqtari i procedurës paraprake ka marrë “Vendimin për Kategorizimin e Provave sipas Rregullës 109 (c) dhe Çështjet e Ndërlidhura” (“Vendimi për Kategorizim”).

Në këtë vendim për kategorizim të provave, thuhet se ndër të tjera, gjyqtari i procedurës paraprake ka refuzuar kërkesën nga mbrojtja e Kadri Veselit, për të urdhëruar Prokurorinë e Specializuar të paraqesë dosjen paraprake në përputhje me Rregulloren 95 (4) të Rregullores deri në Prill 2021.

Tutje, thuhet se më 24 mars 2021, gjatë konferencës së katërt të statusit në këtë rast, mbrojtja e Veselit ka kërkuar që gjyqtari i procedurës paraprake të urdhërojë ZPS-së  të paraqesë  dosjen paraprake deri më së voni me 1 qershor 2021.

Me 6 prill, ZPS thuhet se ka dhënë përgjigjen e saj për këtë kërkesë, e se me 12 prill mbrojtja ka dhënë kundërpërgjigjen.

Në vendim thuhet se gjyqtari i procedurës paraprake kujton se në Vendimin për Kategorizim, ka deklaruar se kategorizimi specifik i çështjeve që do të zbatohej në “Legal Workflow”, programi i caktuar elektronik për zbulimin e materialit që ofron udhëzime adekuate për Mbrojtjen kur lexon Rregulloren 102 (1) (b ), transmeton “BetimipërDrejtësi”.

Related Articles