Të premten në mesditë duhet të përfundojë analiza e ADN-së e mostrave të marra nga familjet e viktimave në aksidentin e rëndë të autobusit në Bullgari.
Këto analiza po kryhen në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Shkup.
“Prokuroria Publike pret që sot hetuesit nga Republika e Bullgarisë t’i marrin këto mostra dhe t’i bëjnë analizat”, deklaroi sot në mëngjes prokurori publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Lubomir Joveski në lidhjen online për televizionin bullgar “Bulgaria on Air”.
44 persona vdiqën nga aksidenti tragjik që ndodhi pak ditë më parë dhe tetë mbijetuan.
/Gazeta Enigma/