Testi i fundit i Shqipërisë para Euro 2024, “kuqezinjtë” sonte luajnë me Azerbajxhanin

Testi i fundit i Shqipërisë para Euro 2024, “kuqezinjtë” sonte luajnë me Azerbajxhanin

Kombëtarja e Shqipërisë sonte zhvillon ndeshjen e dytë miqësore në pragë të Euro 2024.

Sylvinho me djelmoshat “kuqezi” sonte luajnë kundër Azerbajxhanit në Hungari, në stadiumin “Haladas”.

Ky është testi i fundit i Shqipërisë para ndeshjeve të Kampionatit Europian që nis nga data 14 qershor.

Miqësorja e sotshme nis nga ora 19:00 dhe ekipi tashmë është i gatshëm për të shënuar fitoren e dytë në këto ndeshje përgatitëse, pasi ditë më parë mposhti Lihtenshtejnin.

Kujtojmë që Kombëtarja e Shqipërisë, ndeshjen e parë në Euro 2024 e zhvillon më datën 15 qershor kundër Italisë, kurse në grup ka Spanjën dhe Kroacinë.

Related Articles