Sulmi ajror izraelit, u mori jetën tetë palestinezëve, në një kolegj stërvitor pranë qytetit të Gazës që përdorej për shpërndarjen e ndihmave.
Kështu kanë bërë të ditur disa dëshmitarë palestinez, shkruajnë mediat e huaja, transmeton Gazeta Enigma.
Sulmi goditi një pjesë të një kolegji industrial të drejtuar nga agjencia palestineze e OKB-së për refugjatët UNRWA që tani ofron ndihmë për familjet e zhvendosura, thanë dëshmitarët.
“Disa njerëz vinin për të marrë kuponë dhe të tjerë ishin zhvendosur nga shtëpitë e tyre dhe po strehoheshin këtu.Disa po mbushnin ujë, të tjerë po merrnin kuponë dhe befas dëgjuam se diçka po binte. Ne ikëm, ata që mbanin ujë e lanë të derdhej”, tha Mohammed Tafesh, një nga dëshmitarët. /Gazeta Enigma