Tetë të vdekur nga COVID-19 në Maqedoni të Veriut

Tetë të vdekur nga COVID-19 në Maqedoni të Veriut

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se në 24 orët e fundit, tetë persona kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me COVID-19.

Gjatë kësaj periudhe, janë bërë 2 mijë e 643 testime, ndërsa janë regjistruar 307 raste të reja me COVID-19.

Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 246 pacientë të shëruar.

Tetë personat e vdekur janë: tre të vdekur nga Shkupi (64, 67 dhe 86 vjeç) dhe nga një i vdekur nga Kavadari (80), Velesi (92), Shtipi (68), Ohri (84) dhe Strumica (66).

/Gazeta Enigma/

Related Articles