Ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka folur për bashkëpunimin e tij me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me vendet e perëndimit.
Thaçi tha se kërkesat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, drejtuar lidershipit dhe popullit kosovar, sipas tij, kanë qenë në të mirë të Kosovës, të sinqerta, parimore dhe që lidheshin me interesat e ty vendeve.
“Kërkesat e SHBA-ve drejtuara lidershipit dhe popullit kosovar kanë qenë në të mirë të vendit tonë – të sinqerta dhe parimore, që lidheshin me interesat e të dy vendeve, për rend kushtetues dhe ligjor, harmoni etnike, fetare dhe qytetare, prosperitet ekonomik, shoqëri multietnike dhe integrimi i tyre në shoqëri dhe institucione, forcimin e shoqërisë civile, media të lira, luftë kundër terrorizimit dhe radiklizmave tjerë”, tha Thaçi në Rubikon.
Tutje, ai tha se nëse dikush e kupton realizimin e vullnetit të popullit për liri dhe pavarësi si dëgjueshmëri apo sërvilizëm të tij në raport me Shtetet e Bashkuara, Thaçi u shpreh se “lëre që nuk ndihem i akuzuar, por ndihem shumë i nderuar”.
“Nëse ndokush e kupton realizimin e vullnetit të Popullit për Liri, Pavarësi, para pak vitesh edhe themelimin e Ushtrisë së Kosovës, njohja nga 119 shtete dhe integrimi në organizatat ndërkombëtare si dëgjueshmëri apo servilizëm timin në raport me SHBA dhe Perëndimin – lëre që nuk ndihem i akuzuar por ndihem shumë i nderuar. Nuk jam bukëshkalë!”, tha Thaçi.