Thaqi: Goli në fund na zhgënjeu

Thaqi: Goli në fund na zhgënjeu

Kapiteni i Ballkanit dhe golashënuesi i vetëm në barazimin ndaj Clujit, Armend Thaqi, thotë se goli i pranuar në fund, i ka zhgënjyer.

Por, ai ndihet krenar me paraqitjen që kanë treguar në ndeshjen e parë të fazës së grupeve.

“Pas gjithë ndeshjes së mirë, patëm posedimi, patëm raste pranuam golin në fund i cili na lenë të zhgënjyer. Prapë se prapa na bën të ndihemi mirë për atë që treguam. Ajo që treguam sonte na jep shpresë se mund të bëjmë edhe më shumë në ndeshjet e tjera. Goli i parë në histori në fazën e grupeve për ekipet kosovare më bënë të ndihem mirë. Por, ne luajmë si grup dhe duhet të vazhdojmë të luajmë kështu. Pa ndihmën e të tjerëve nuk do të shënoja”, tha Thaqi.

Related Articles