Mbrotjësi i kombëtares franceze, Theo Hernandez e ka zyrtarizuar sot zgjatjen e kontratës me Milanin deri në vitin 2026.
Zgjatja e kontratës është një lajm i rëndësishëm për trajnerin italian Stefano Pioli, pasi që 24-vjeçari ka impresionuar me paraqitjet e tij me Milanin duke u bërë një nga lojtarët kryesor të ekipit.
Theo Hernandez e ka shprehur edhe më parë se sa është e veçantë për të punohet me një nga mbrojtësit më të mirë në histori, Paolo Maldinin.
Francezi thuhet se do të fitojë 4 milionë euro neto në sezon plus 500,000 euro bonuse, duke u bërë një nga lojtarët më të paguar në skuadër.
Mbrojtësi i majt u bashkua me Milanin në vitin 2019 nga Real Madrid, ka bërë 27 paraqitje në të gjitha garat deri më tani këtë sezon.
Ai ka shënuar katër gola dhe ka dhënë tetë asistime deri më tani. /GazetaEnigma/