Dy persona kanë mbetur me plage trupore pasi janë plagosur me thikë në një lokal në Istog pasditën e së dielës.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Rreth orës 18:35, Policia është njoftuar për një përleshje në një lokal në komunën e Istogut. Si pasojë e ngjarjes, dy persona janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Istog, ku dyshohet se janë therur me armë të ftohtë – thikë. Njësitë policore janë në vendin e ngjarjes dhe janë duke kryer hetime intensive për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat që kanë ndodhur në këtë rast”, ka bërë të ditur ai.
Nuk dihet nëse ka rënë në pranga ndonjë i dyshuar lidhur me rastin.
